Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, sot nis një vizitë gjashtëditore në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë kësaj vizite, ai do të qëndrojë në Kosovë, Malin e Zi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Sa i përket Shqipëris, ai ka bërë të ditur se do ta vizitojë në një fazë tjetër, kur pritet edhe hapja e ambasadës belge në Tiranë.
Postimi i plotë:
Duke filluar nga sot, një vizitë pune 6-ditore në Ballkanin Perëndimor.
Do të vizitoj Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shqipërinë do ta vizitoj në një fazë të mëvonshme, gjatë një misioni të veçantë, kur do të kem kënaqësinë të hap Ambasadën tonë në Tiranë.
Angazhimi me Ballkanin Perëndimor është strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor nuk është në pragun e Evropës — ai është në Evropë. Siguria e tyre është siguria jonë, stabiliteti i tyre është stabiliteti ynë. Disa prej këtyre vendeve kanë pritur për më shumë se njëzet vjet për t’u anëtarësuar në BE. Prandaj është e rëndësishme të ruhet një perspektivë e besueshme integrimi, por procesi mbetet i bazuar në merita: presim prej tyre të kenë guximin për të zbatuar reformat e nevojshme, në lidhje me sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe pajtimin rajonal.
Belgjika është dhe do të mbetet një partner i angazhuar në rajon, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Jam këtu për të thelluar partneritetet tona.
🇲🇪🇷🇸🇲🇰🇽🇰🇧🇦🇦🇱 Starting today a 6-day working visit to the Western Balkans.
I will visit Montenegro, Serbia, North Macedonia, Kosovo, and Bosnia and Herzegovina. I will visit Albania at a later stage, during a dedicated mission, when I will have the pleasure of opening our Embassy…— Maxime PREVOT (@prevotmaxime) April 13, 2026
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve