Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams, është bërë zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare disa ditë më parë.
Ai ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në kryeqytet dhe, sipas fotove të publikuara, ka aplikuar edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.
Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi, e ka pritur Adams në institucion dhe e ka cilësuar atë si banorin më të ri të kësaj njësie në Tiranë.
“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams. Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut. Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA. Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet”, shkruan ai.
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Dinamo ndanë rrugët me trajnerin Arsim Abazi
Arrestimi i serbit në veri, Policia: Dyshohet se gjatë luftë...
Atletico – Barça, publikohen formacionet zyrtare