Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, arrestimi është realizuar nga Departamenti i Hetimeve në koordinim me Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një pune hetimore.
Gjatë aksionit janë kontrolluar katër shtëpi banimi së bashku me objektet përcjellëse, ku janë gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë totale prej 17.910 gramësh.
Ferizaj 13.04.2026-19:50. Raportohet se Departamenti i Hetimeve, pas një pune hetimore në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar një plan taktik në Ferizaj ku ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Janë kontrolluar katër shtëpi banimi me objektet përcjellëse të tyre dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 17.910 gramë, dy vetura, nëntë telefona, dy Ipad dhe dy DVR. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Neuer: E dimë se për çfarë është i aftë Real Madridi, por be...
Rruga Pejë–Rozhajë mbyllet për kamionë deri më 17 prill
SHBA-të dhe Irani mund të rikthehen në bisedime këtë javë
Anu Prattipati hap zyrën e inovacionit në Graçanicë
Policia e Tiranës arreston 10 persona dhe sekuestron mbi 890...
Petrit Ajetit i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet në krye të...