Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në New York, me rastin e pjesëmarrjes në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar takime me veprimtarë dhe përfaqësues të disa organizatave dhe shoqatave të mërgatës shqiptare në Amerikë.
Konjufca tha se këto takime shënojnë fillimin e një serie takimesh të tjera që do të zhvillohen gjatë këtij viti, me synimin e rritjes së mbështetjes për mërgatën dhe fuqizimin e organizimit dhe veprimtarisë së saj në shërbim të kombit.
Ai theksoi se roli i mërgatës shqiptare në SHBA ka qenë thelbësor në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë, ndërsa sipas tij, ky rol mbetet i rëndësishëm edhe sot në mbështetje të integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Konjufca vlerësoi se mërgata është pjesë e pandashme e historisë kombëtare dhe një faktor i rëndësishëm zhvillimi, duke shtuar se ajo do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës.
“Mërgata jonë në Amerikë është nyja që lidh pashkëputshëm Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo aspekt dhe në çdo sferë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...