Tirana do të jetë nikoqire e një nga ngjarjeve më të mëdha kombëtare.
Samiti i katërt i Diasporës, synon bashkimin e shqiptarëve dhe komuniteteve shqiptare anembanë botës, duke forcuar lidhjet mes tyre.
Për tre ditë rresht, kryeqyteti shqiptar do të shndërrohet në një qendër politike, ekonomike dhe kulturore, nën moton “Përmes rrënjeve lartësohemi”.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, do të nderojë figura të shquara shqiptare të diasporës që kontribuan në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe shqiptarëve, jashtë saj transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja kryesore do të mbahet më 14 prill ku fjalë rasti do të mbajnë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.
Po ashtu do të organizohen edhe diskutime në panele për kontributin e diasporës shqiptare në fusha të ndryshme si: Ekonomi, politikë, kulturë, teknologji, biznes
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...
Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt