Mallorca e Vedat Muriqit ka shënuar një fitore me rezultat 3-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.
Sulmuesi kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar dy herë, shkruan Arbresh.info.
“Pirati” fillimisht realizoi në minutën e 36-të. Teksa katër minuta më vonë shënoi për 2-0.
Me këta dy gola ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga me 55 gola. Ai tashmë këtë sezon ka 21 gola dhe është vetëm dy gola larg Kylian Mbappes i cili prinë në listën e golashënuesve.
Golin për ta vulosur fitoren 3-0 e shënoi Vrgili në minutën e 65-të. Me këtë fitore Mallorca tashmë ka 34 pikë dhe është larguar nga zona e rrezikshme e cila të dërgon një kategori më poshtë.
Ndeshjen e radhës Mallorca e luan ndaj Valencias një tjetër skuadër e cila po lufton për mbijetesë në La Liga këtë sezon./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...