Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka realizuar vizitë zyrtare në Tetovë, me fokus mbledhjen e materialeve arkivore që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të tyre, vizita ka nisur në Bibliotekën e Tetovës, ku u skanuan materiale me rëndësi të veçantë për dokumentimin e dëbimit të popullsisë shqiptare gjatë viteve 1998–1999.
“Gjatë qëndrimit në Tetovë, prof. Izmet Jonuzi i dorëzoi institutit materiale të vlefshme arkivore. Po ashtu, u zhvillua një takim me dr. Alajdin Avziu, i cili gjatë luftës kontribuoi në ndihmën ndaj të dëbuarve në bashkëpunim me organizatën Mjekët pa Kufij. Në kuadër të vizitës, u qëndrua edhe në fshatin Bozovcë, ku u takuam me mësuesin Neshad Mehmeti, autor i monografisë “Dëbimi i shqiptarëve – nga Kosova në Malësinë e Tetovës dhe nga Malësia e Tetovës në Kosovë (1999–2001)”, të cilën ai ia dhuroi Institutit”, njofton Instituti.
Më tej takimet kanë vazhduar edhe me Myqereme Rusi, aktiviste e përkushtuar që gjatë luftës ndihmoi gra dhe fëmijë të dëbuar, si dhe me Tahir Abdullahu (Foto Kanoni), i cili ka dokumentuar përmes fotografisë dëbimin e kosovarëve.
“Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Blerim Emini nga Neproshteni, ndërsa gazetari Harun Ibrahimi u shpreh i gatshëm të mbështesë institutin me materiale dhe dëshmi të tjera”, vazhdon njoftimi.
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...