Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar Raportet Konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për KOSTT, KEDS, dhe KESCO.
Në postimin e bërë, ZRRE, ka ftuar konsumatorë, ndërmarrjet e rregulluara, dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë dhe të paraqesin komentet e tyre deri më 24 prill 2026.
Postimi:
NJOFTIM PUBLIK
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar Raportet Konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO).
ZRRE fton, konsumatorë, ndërmarrjet e rregulluara, dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë dhe të paraqesin komentet e tyre deri më 24 prill 2026. Raportet janë të disponueshme në faqen zyrtare: www.ero-ks.org .
Raport Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për vitin 2026:https:// http://www.ero-ks.org/…/OST-OT_Raport%20Konsultativ…
Raport Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për vitin 2026: https://www.ero-ks.org/…/OSSH_Raporti%20Konsultativ…
Raport Konsultativ të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal për vitin 2026: https://www.ero-ks.org/…/FSHU_Raporti%20Konsultativ%20p…
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...