Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë që kjo parti nuk do t’i votojë ligjet në seancën e sotme të Kuvendit për shkak të, siç tha ajo, mungesës së debatit parlamentar dhe imponimit të agjendave nga ana e partië në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“[Kuvendi] do të duhej ta thërriste në përgjegjësi Qeverinë dhe mos t’i imponohej agjenda dhe t’i nënshtrohej qeverisë Kuvendi”, ka thënë Lushaku në foltore.
“Tani, arroganca e numrave e sjell këtë situatë, por gjithsesi si parlament, por edhe si parti politike, do të duhej të ishim në ballë të detyrës dhe obligimeve tona”.
“Prandaj, mos kaloni ligje pa debate parlamentare, mos impononi agjenda dhe sillni në seanca të rregullta të gjitha këto ligje. Ky është mesazhi im për sot dhe LDK-ja nuk merr pjesë në votimin e këtyre ligjeve”, ka thënë Lushaku
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...