Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka vlerësuar Samitin e IV të Diasporës si një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare, me fokus forcimin e lidhjeve mes institucioneve shqiptare dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit.
Gjatë një konference për media, Hoxha theksoi se synimi kryesor i samitit është krijimi i një platforme konkrete bashkëpunimi, duke “kapitalizuar gjithçka është arritur deri tani” dhe duke forcuar integrimin e diasporës në proceset kombëtare.
“Duam ta kthejmë në një platformë konkrtee bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe bashkëatdhetarëve tanë. Synimi ynë është i qartë, të forcojmë lidhjet me diasporën.
Përmes takimeve e platformave, synojmë një diasporë të mirëintegruar”, deklaroi Hoxha.
Ai u shpreh se përmes takimeve dhe platformave të ndryshme synohet një diasporë më e mirëintegruar dhe më e përfshirë në zhvillimet e vendit.
Duke folur për procesin e integrimit europian, Hoxha nënvizoi se objektivi strategjik i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “alfa dhe omega” të reformave dhe politikave shtetërore.
Sipas tij, integrimi nuk është thjesht proces teknik, por një transformim i thellë i vendit, ku vendimet merren në Bruksel, ndërsa ndikimi ndihet drejtpërdrejt në Shqipëri. Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm, gjë që konfirmohet edhe nga vendet anëtare të BE-së.
Hoxha theksoi se në këtë proces nuk përjashtohet asnjë aktor, ndërsa nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së gjerë në rrugën e integrimit europian.
“Ky proces është prioriteti ynë strategjik, kombëtar. Kjo është alfa dhe omega, jo vetëm e ministrisë, qeverisë, sepse integrimi europian shkon përtej. Anëtarësimi në BE është rezultati i punëve tona, vetëm kështu i masim rezultatet. Ajo që është fakt, e konfirmojnë vendet anëtare, Shqipëria ka bërë përparim shembullor. Integrimi nuk është vetë proces teknik, raportesh, e-mailesh, pyetje, përgjigje, por një transformimi që ndodh në një vend. Vendimi merret në Bruksel, impakti është këtu. Në këtë proces, nuk është përjashtuar askush”, tha ai.
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...