Përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, Jerome Bonnafont sot gjatë mbledhjes për punën e UNMIK-ut, u shpreh se përgjegjësit për aktin e Banjskës duhet të vihen para drejtësisë.
Ai tha gjithashtu se është e papranueshme që ata janë të lirë, sepse sipas tij, të njëjtit duhet të japin llogari.
“Gati 2 vjet e gjysmë pas aktit të Banjskës, është e papranueshme që ata që janë përgjegjës, të jenë në liri. Ata duhet të vihen para drejtësisë dhe të japin llogari. Franca vazhdon të mbështes përpjekjet e UNMIK-ut në koordinim më KFOR-in dhe misionin e EULEX-it, mandati i UNMIK-ut është pandashëm i ndërlidhur me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.
“Franca të gjitha përpjekjet logjike me synim të harmonizimit të misionit me masat e efikasitetit në përputhje me mandatin e vet të plotë”, tha Bonnafont.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë