Hodhi dyshime se ka pëlqim për Brikenën, Ledioni e vë në siklet Edisën: Unë kam pëlqyer vetëm një bionde

10:30 | 8 Prill 2026
E.H

Edisa Demollari është banorja e radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5.

Në studio ajo u përball me Ledion Liçon, për të cilin pati edhe dyshime se kishte një pëlqim për Brikena Selmanin.

Pas bisedës që bënë bashkë, ai e vuri në siklet, nëse kishte diçka tjetër për t’i thënë.”Ke diçka që do të më thuash, nuk të vjen çdo ditë ky rast”, iu drejtua ai.

Ish-konkurrentja ngeli e habitur dhe paksa në siklet meqë nuk donte të përmendte indirekt këtë gjë.

“Po që ta dish ti dhe ndonjë njeri tjetër në Big Brother unë kam pëlqyer vetëm një bionde dhe ajo nuk është konkurrente sezonale”, i tha më pas Liço.

“Jam e lumtur për këtë”, u kundërpërgjigj Edisa. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale