Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka arritur që gjatë punës së saj në presidencë, në tavolina diskutimesh me zyrtarët amerikanë arritën që t’i bindin SHBA’të që të mos përfshihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si kërkesë ndaj Kosovës.
Osmani e ka thënë këtë në emisionin në T7, teksa ka shtuar se ajo në presidencë ka punuar “ditë e natë” për të mbajtur raporte me Administratën Trump.
“Ne besoj që, si presidencë e kemi dëshmuar këtë sidomos në raport me Administratën Trump, ne kemi punuar ditë e natë. Një pjesë e madhe e punës tonë nuk ka dalë në publik, megjithatë rezultati është ky: Garancë e shkruar, e betonuar nga presidenti Trump që nuk preket integriteti territorial”, ka deklaruar Osmani.
“Nëse i krahasoni letrat e urimit për 17 shkurt, të tjerat nëse i shihni flasin për dialogun me Serbinë, flasin për kompromise, kjo letër e fundit që kemi arritur ta marrim nga presidenti Trump si një betonim i një qëndrimi, thotë qysh në fjalimin e parë: SHBA mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Aty nuk është as dialogu me Serbinë, as koncensionet, as Asociacioni askund. Këtë e kemi arritë me shumë punë. Të arrijmë në një situatë që SHBA në asnjë takim s’na kërkojnë Asociacionin, unë besoj është e arritura më e madhe”, thotë më tej Osmani.
Ajo është pyetur për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta.
Osmani tha se Kosova u sanksionua përkundër se u sulmua nga bandat kriminale serbe.
“Sanksionet kanë qenë tërësisht të padrejta që i janë vendosur Kosovës përkundër faktit se sulmi atë ditë më 2023 kanë ardhur nga bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi”.
“Pastaj kanë qenë keqkuptime të Qeverisë me aleatët tanë. Ne kemi arritur që t’i eliminojmë ato keqkuptime duke diskutuar me aleatët tanë dhe më dhjetor janë hequr ato masa”, ka thënë ajo.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?