Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, njëherazi president i Organizatës së Avokatëve të Mesdheut (AOM), zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit në takim të nivelit të lartë nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Në qendër të diskutimeve ishte mbrojtja e lirive themelore dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Shabani theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje të përbashkët dhe proaktive për t’iu përgjigjur sfidave aktuale të të drejtave të njeriut në të dyja shtetet.
Gjatë takimit, në cilësinë e presidentit të AOM-së, Shabani kërkoi mbështetje institucionale nga Kuvendi i Kosovës për fuqizimin e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës. Ai nënvizoi se një mekanizëm i pavarur dhe i fortë mbrojtës i të drejtave të njeriut është thelbësor për garantimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
Vizita e Shabanit thellon bashkëpunimin strategjik ndërinstitucional Tiranë-Prishtinë. Agjenda e tij në Prishtinë vijon me takime të rëndësishme dypalëshe me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë