Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Greqisë, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe rolin e KFOR-it në Kosovë.
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Greqisë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për kontributin e kahershëm të Greqisë në misionin e KFOR-it.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...