Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar sot lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.
Ai tha se kjo protestë është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.
“E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave. Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.”, tha ai.
“Me studentët!”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...