Ylli brazilian i Real Madrid, Vinícius Júnior, ka folur hapur për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”, duke lënë të kuptohet se synon të vazhdojë për një kohë të gjatë te gjiganti spanjoll.
“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë kohë. Jemi të qetë, kam besimin e presidentit dhe të gjithë atyre që flasin me mua. E dimë çfarë duam dhe në momentin e duhur do të bëjmë rinovimin”, u shpreh Vinicius.
Ai theksoi se Reali është klubi i ëndrrave të tij dhe nuk e fshehu dëshirën për të vazhduar aventurën në Madrid.
“Është klubi i ëndrrave të mia, jam i lumtur çdo ditë dhe dua të qëndroj këtu për shumë vite”, shtoi braziliani.
Sa i përket bashkëpunimit në fushë me Kylian Mbappé, Vinicius hodhi poshtë kritikat dhe theksoi se kanë një lidhje të shkëlqyer.
“Njerëzit thonë shumë gjëra, por ai gjithmonë ka shënuar gola dhe e ka ndihmuar Real Madridin. Duhet të jemi të lidhur në fushë. Kam një lidhje të jashtëzakonshme me të, brenda dhe jashtë saj”, deklaroi ai.
Braziliani pranoi se e bezdisin komentet për mungesë ekuilibri në ekip kur ai dhe Mbappé luajnë së bashku.
“Këto janë kritika që vijnë nga jashtë dhe nuk mund t’i ndryshojmë. Nëse jemi të bashkuar si ekip, gjithçka do të shkojë më mirë”, theksoi ai.
Vinicius u ndal edhe te rikthimi i bashkëkombësit të tij, Éder Militão, pas një dëmtimi të rëndë, duke e cilësuar si një përforcim të madh për skuadrën.
“Ai është më i miri në botë në pozitën e tij dhe me të jemi më të fortë. Janë edhe Jude Bellingham, Ferland Mendy dhe Dani Ceballos, që mund të na ndihmojnë shumë. Do të jetë një fund sezoni shumë i bukur për ne”, tha ai.
Në fund, ai komentoi edhe ndikimin e Harry Kane te Bayern Munich.
“Ndryshon shumë nëse ai nuk luan, sepse Kane shënon shumë gola. Por Bayerni ka një ekip të madh, me lojtarë që ndryshojnë pozicionet dhe mund të na vështirësojnë punën. Kushdo që të luajë do të jetë e vështirë, prandaj duhet të jemi të gjithë të përgatitur”, përfundoi Vinicius.
Viniciusin me shokë e pret një përballje e vështirë nesër mbrëma në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të çerekfinales së parë ndaj Bayern Munich.
Ky takim luhet nga ora 21:00./Arbresh.info
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...