Shërbimi Sekret i SHBA-së po heton “të shtënat me armë gjatë natës” pranë Shtëpisë së Bardhë, tha sot agjencia, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit.
“Pak pas mesnatës më 5 prill 2026, oficerët e policisë së Shërbimit Sekret iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë në afërsi të parkut ‘Lafayette”, tha ajo në një deklaratë të postuar nga shefi i Komunikimeve të Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.
Parku ”Lafayette” ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë në qendër të Uashingtonit, DC.
”Asnjë i dyshuar nuk u gjet pas një kontrolli të plotë të parkut dhe zonës përreth”, tha ajo.
Ndërsa operacionet në Shtëpinë e Bardhë mbeten normale, “një qëndrim i shtuar sigurie” është vendosur dhe rrugët në zonë janë rrethuar, ndërsa Shërbimi Sekret dhe policia “po kërkojnë në mënyrë aktive një automjet të mundshëm dhe një person”./atsh.al
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...