Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot të rënët në masakrën e Rezallës në 27 vjetorin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se 5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare. Në përvjetorin e rënies, kujtojmë po ashtu bashkëluftëtarët; Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama”, tha Haradinaj.
“Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe Llapqevë të Malishevës. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi. Sot gjithashtu, u mbushën 7 vjet pa zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Lavdi!”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...