I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arrestohet

08:49 | 4 Prill 2026
E.K

Një rast i lëndimit trupor është raportuar në Podujevë, ku një i mitur dyshohet se ka goditur me thikë një tjetër të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime të lehta në këmbë dhe ka marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 03.04.2026 – 09:40. Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info