Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka konfirmuar se sulmuesi kryesor Harry Kane do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Freiburg në Bundesliga, për shkak të një lëndimi.
Kane ka pasur probleme me kyçin e këmbës gjatë grumbullimit me kombëtaren e Anglisë dhe nuk është rikuperuar në kohë për ndeshjen e së shtunës. Megjithatë, Kompany është optimist se ai do të jetë gati për sfidën e madhe ndaj Real Madrid në Champions League.
“Harry nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, por besoj se do ta kemi në dispozicion për të martën”, ka deklaruar Kompany.
Bayern do të përballet me Real Madridin në çerekfinalen e parë të Champions League në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Ndërkohë, kampioni gjerman kryeson renditjen në Bundesliga me nëntë pikë më shumë se Borussia Dortmund dhe synon të afrohet edhe më shumë drejt titullit të dytë radhazi.
Përveç Kane, Bayern do të jetë pa sulmuesin rezervë Nicolas Jackson, i cili është i suspenduar.
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...