Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka zbuluar dhe shkatërruar një laborator droge për kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa. Operacioni u zhvillua më 2 prill, ndërsa gjatë kontrollit, policia thotë se ka rarrestuar dy persona të dyshuar dhe ka asgjësuar rreth 300 bimë të kultivuara në laborator.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit M.M. dhe I.M. dyshohen se kanë kultivuar bimët pa autorizim, me qëllim prodhimin dhe përgatitjen e narkotikëve për shitje.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar mbi 700 vazo për kultivimin e bimëve narkotike, pajisje ndriçimi, ngrohjeje dhe ventilimi, thasë me dhe, bidona me preparate për rritjen e bimëve, libra dhe udhëzues për kultivimin e kanabis sativa, si dhe mbi 90 gram bimë të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë dhe kokainë.
Po ashtu, janë sekuestruar pajisje laboratorike shtesë, një pistoletë me 29 fishekë, një veturë Hyundai pa targa dhe një furgon që shërbente për transportin e narkotikëve dhe pajisjeve për kultivim. Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike, blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Të pandehurit ndodhen në ndalim 48-orësh, ndërsa Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali