Një tjetër tragjedi ka goditur Mesdheun, ku të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një barkë me emigrantë u gjet në vështirësi në ujërat pranë Lampeduzës, sipas “Corriere della Sera”.
Sipas autoriteteve italiane, mjeti lundrues është interceptuar nga Roja Bregdetare, e cila ndërhyri për operacionin e shpëtimit.
Në bord ndodheshin dhjetëra persona, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.
Në total, janë shpëtuar 58 migrantë, ndërsa pesë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ata janë transportuar menjëherë në strukturat mjekësore në ishull.
Sipas raportimeve, mes të shpëtuarve ka edhe gra dhe fëmijë, përfshirë një foshnjë rreth një vjeç.
Sipas dëshmive të para të të mbijetuarve, migrantët ishin nisur nga brigjet e Afrikës së Veriut, në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.
Udhëtimi zgjati disa ditë, gjatë të cilave shumë prej tyre humbën jetën nga të ftohtit, mungesa e oksigjenit dhe tymrat toksikë të karburantit.
Disa prej viktimave dyshohet se kanë ndërruar jetë edhe gjatë rrugës drejt shpëtimit, për shkak të gjendjes së rënduar fizike.
Ngjarja është vetëm një nga shumë tragjeditë që ndodhin përgjatë Mesdheut qendror, një nga itineraret më të rrezikshme për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.
Autoritetet italiane dhe organizatat ndërkombëtare kanë ngritur sërish alarmin për kushtet çnjerëzore të udhëtimeve dhe rrezikun e lartë që paraqesin këto kalime detare.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...