Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në 1 prill në një takim me Asamblenë e PS-së në njësinë numër 4 në Tiranë.
Rama tha se Partia Socialiste është ajo forcë politike, që mban premtimet. Kreu i qeverisë shtoi se vendi ynë po ecën me hapa të shpejtë drejt integrimit evropian.
“Ne jemi një forcë politike, që thotë gjërat që do bëjë dhe bën gjërat që thotë. PS i qëndron gjërave që jep si premtime. Shembulli është reforma në drejtësi. Ne dërguam përpara reformën në drejtësi, atë që asnjë forcë politike nuk e ka bërë kurrë në historinë e Shqipërisë. Po ecim shpejt drejt integrimit në Bashkimin Europian. Detyra jonë është të qeverisim, por edhe të informojmë”, tha Rama.
Foli sërish për çmimin e naftës. Kryeministri u shpreh se do të ketë kompani publike për karburantet, duke nënvizuar se qeveria dëshiron që kjo kompani të jetë furnizuese në treg.
“Nafta është një problem edhe përtej krizës. Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike. Do të hyjmë, që konsumatorët tonë të karburanteve, mos të paguajnë më shumë nga se iu takon. Markimi i naftës ka qenë një problem më vete. Me kompaninë publike që kemi krijuar, ne do të nxjerrim një tjetër ngjyrues, që nuk manipulohet dot. Kjo do ndihmojë, që të formalizojmë tregun e naftës.
Kjo, sepse ekziston një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Do të shqyrtojmë edhe naftën tranzit. Edhe për këtë kemi produkt me një kompani, ku ka aksione shteti shqiptar për të ndjekur naftën tranzit, që deri më sot është ndjekur me makina. Ne duam që kompania publike të jetë furnizues në treg. Kjo sjell një çmim real për naftën, bazuar mbi bursë, që jep fitime, por mos të ketë abuzime”, deklaroi ai.
Më tej, premtoi dyfishimin e shpërblimit për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve me aftësi të veçanta. Sipas kryeministrit, shteti do u paguajë sigurimet shoqërore kujdestarëve të fëmijëve me aftësi ndryshe.
“Qeveria do të ndihmojë njerëzit, që janë me aftësi ndryshe. Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe. Do dyfishojmë shpërblimet për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta. Po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Rritja vazhdon që të jetë e qëndrueshme. Shpresojmë që rritja ekonomike mos të goditet nga ajo që ndodh në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kreu i qeverisë.
Në fund, kryeministri Rama vlerësoi sektorin e turizmit, duke thënë se sot Shqipëria numëron 12 milionë turistë në vit. Sipas tij, kjo bën që edhe ekonomia të ketë rritje.
“Kemi sot 12 milionë turistë në vit. Të gjitha këto janë punësim më shumë dhe ekonomi që zhvillohet më shumë”, përfundoi Rama./tvklan.al
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...