I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

13:41 | 1 Prill 2026
E.G

Policia e Këlcyrës ka finalizuar operacionin e koduar “Fugitive”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi u realizua falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të policisë, bazuar në informacione operative.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/rtsh.al/