Qindra studentë serbë janë përleshur me policinë të martën në Beograd, gjatë një proteste kundër një kontrolli policor në zyrat e Universitetin e Beogradit, duke rritur tensionet mes autoriteteve dhe aktivistëve antiqeveritarë.
Sipas raportimeve të Reuters, turmat në qendër të qytetit u përleshën me policinë, të cilët përdoren forcë për të shpërndarë demonstruesit që brohorisnin dhe protestonin.
Policia ka bërë të ditur se kontrolli ishte pjesë e një hetimi për vdekjen e një studenteje 25-vjeçare, e cila humbi jetën të premten pasi ra nga një dritare në një ndërtesë fakulteti aty pranë.
Rektori i universitetit, Vladan Djokic, u tha protestuesve se policia kishte hyrë në ndërtesë pa një shpjegim të vlefshëm ligjor, duke kërkuar dokumente dhe duke sekuestruar kompjuterë. “Mund të bastisësh ambientet e universitetit, por nuk mund të bastisësh ndërgjegjen e njerëzve”, deklaroi ai para turmës.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten