Një avion transporti rus i tipit Antonov An-26 është rrëzuar gjatë një fluturimi mbi Krime, duke shkaktuar humbjen tragjike të 29 personave në bord.
Sipas të dhënave paraprake, kontakti me avionin u ndërpre gjatë pasdites së djeshme, ndërsa hetues të Ministrisë së Mbrojtjes mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Mes viktimave janë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë, konfirmoi një burim nga Ministria e Mbrojtjes ruse.
“Një ekip kërkim-shpëtimi ka gjetur vendin e rrëzimit të avionit An-26. Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë në bord kanë vdekur”, tha ministria.
Deri në këto momente, nuk është konfirmuar nëse avioni mund të jetë goditur nga forcat ukrainase. Megjithatë, skenari më i mundshëm mbetet ai i një defekti mekanik që mund të ketë shkaktuar rrëzimin fatal.
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...