Selektori i Turqisë, Vincenzo Montella së bashku me Hakan Calhanoglun kanë dal në konferencë për media para ndeshjes finale ndaj Kosovës.
Kapiteni i kombëtares mysafire tha se në ndeshje si kjo, fiton zemra, jo cilësia.
“Secili ka këndvështrimin e vet. Unë nuk e nënvlerësoj asnjë kundërshtar. Me Interin u eliminuam nga Bodo Glimt. Qasja e presidentit [të Federatës Turke të Futbollit] është ndryshe. Na ka mbetur një ndeshje për Kupën e Botës. Nuk fiton cilësia, por ai që jep më shumë zemër. Ne e dimë këtë dhe jemi gati”, tha ai fillimisht.
Ai tha se e mban në mend ndeshjen e parë me Kosovën.
“E mbaj mend ndeshjen tonë të parë me Kosovën, edhe unë kam qenë aty. Janë shumë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Duhet t’i vlerësosh. Edhe trajneri i tyre është i mirë. Vedat Muriqi e njoh. Ka edhe një lojtar që luan te Como. Di disa fjalë shqip, por më mirë të mos flas. Kam miq të afërt, më mirë të mos them asnjë fjalë (duke qeshur)”, shtoi ai.
Ylli i Interit i caktoi lojtarët më të rrezikshëm të kombëtares dardane.
“Kosova ka shumë lojtarë të rrezikshëm. Është Asllani. Vedati është shumë i mirë para portës dhe në goditjet standarde. Lojtarët që luajnë me Kenanin te Juventusi janë shumë të mirë. Të mos i përmend të gjithë një nga një, se do të ishte e padrejtë. Të gjithë janë të mirë dhe cilësorë”, e mbylli ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë luhet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...