Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, ka njoftuar se përkundër punëve intensive akoma nuk është mundësuar kthimi i energjisë elektrike në një pjesë të Prishtinës.
Si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.
Ekipet përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk është mundësuar kthimi i energjisë elektrike
Njoftimi i plotë:
KOSTT njofton qytetarët se, përkundër angazhimit intensiv dhe punës pa ndërprerje të ekipeve tona në terren, për shkak të dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara në infrastrukturë, rikthimi i furnizimit me energji elektrike nuk ka mundur të realizohet gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa për arsye sigurie duhet fillimisht të sigurohet terreni, çka aktualisht kufizon ndërhyrjet dhe nuk lejon zbatimin e menjëhershëm të një zgjidhjeje alternative. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, aktualisht nuk mund të konfirmojmë rikthimin e furnizimit gjatë kësaj nate.
Bazuar në vlerësimet profesionale të specialistëve, situata kërkon ndërhyrje të kujdesshme dhe hapa shtesë teknikë, me qëllim stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për ndërhyrje të mëtejshme.
Ekipet tona mbeten në terren dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të ndërhyjnë për stabilizimin e situatës dhe përmirësimin gradual të gjendjes.
KOSTT falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në këtë situatë.
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...