Sot, në 27-vjetorin e masakrës së Izbicës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, qëndroi në këtë fshat për të kujtuar dhe nderuar 147 shqiptarët e vrarë nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë.
Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit, kryetarja Haxhiu e cilësoi Masakrën e Izbicës si njërën nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë, njofton zyra për informim e Kuvendit.
Në këtë masakër, ndër 147 të vrarët, përkujtoi kryetarja Haxhiu, ishte edhe Dafina Qelaj, vetëm gjashtë muajshe. Ajo u vra më 28 mars 1999, së bashku me burra, gra, të moshuar dhe fëmijë të tjerë, civilë të pafajshëm që u shënjestruan vetëm pse ishin shqiptarë.
“Sot, 27 vjet më pas, e kujtojmë me nderim të thellë Masakrën e Izbicës, një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë. Në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit, regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi viktimat në varreza masive në Petrovo Selo, në Beograd, si dhe në Novolan dhe në Bistricë. Por e vërteta e tyre jeton. I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri”, tha kryetarja Haxhiu.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten