Ukraina ka nevojë për rreth 700,000 ton naftë dhe benzinë çdo muaj, me nevojat vjetore që tejkalojnë 7 milionë ton, tha Presidenti Volodymyr Zelensky të shtunën.
Duke folur gjatë një video-konference me gazetarët, Zelensky tha se ushtria mbetet e furnizuar plotësisht, shkruan Anadolu.
“Që nga sot, ushtria është e furnizuar plotësisht. Ushtria është përparësia jonë”, tha ai.
“Ne i kuptojmë qartë vëllimet. Furnizimet totale të naftë dhe benzinës për të gjithë vendin, përfshirë ushtrinë, arrijnë në rreth 700,000 ton në muaj. Ne vlerësojmë përafërsisht vëllimet vjetore në 7.2 deri në 7.4 milionë ton”, shtoi ai, sipas Interfax-Ukrainë.
Zelensky tha se siguroi furnizime me naftë për të paktën një vit gjatë vizitës së tij të fundit në Lindjen e Mesme.
“Dje, rashë dakord për naftë për të paktën një vit. Kaq. Pastaj është çështje për kompaninë tonë dhe kompanitë lokale”, tha ai, siç citohet nga RBC-Ukrainë.
Gjatë turneut të tij në Gjirin Persik, Zelensky siguroi gjithashtu marrëveshje mbrojtjeje me Katarin dhe Arabinë Saudite, dhe ra dakord të përparojë bashkëpunimin në mbrojtje me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...