Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë globale

17:00 | 28 Mars 2026
E.K

Nga Monako, shteti I vogël që shtrihet në rivierën franceze që tërheq më të pasurit e botës, Papa Leoni 14 kritikoi hendekun që po thellohet mes të pasurve deh të varfërve.

Në një fjalim nga ballkoni I sundimtarit të Monakos, princit Albert II, ati I shenjtë theksoi se pasuria duhet t’i shërbejë ligjit dhe drejtësisë, veçanërisht në një moment historik kur shfaqja e forcës dhe logjika e gjithpushteshmërisë kanë plagosur botën dhe vënë në rrezik paqen, një referencë kjo për numrin në rritje të konflikteve në botë.

“Mbretëria e zotit së cilës Jezusi I dedikoi jetën është afër sepse po vjen në mesin tonë dhe po trondit konfigurimet e padrejta të pushtetit, strukturat e mëkatit që thellojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, mes të privilegjuarve dhe të refuzuarve dhe mes miqve dhe armiqve”, u shpreh ndër të tjera Ati i Shenjtë vizita në Monako e të cilit është e para që ai zhvillon në një vend evropian perëndimor.

Duke e vënë theksin tek trashëgimia katolike e principatës së Monakos, Papa Leoni 14 inkurajoi kombin e vogël që t’i tregojë botës thellësinë e mësimeve sociale të katolicizmit në mënyrë që të promovojë përparimin e shoqërisë dhe të drejtojë jetën e njerëzimit.