I ftuar në këtë aktivitet nga Shoqata Shqiptare e Gastro- Enteri- Hepatologjisë dhe Presidenti Begaj, edhe si një prej tyre, theksoi gjatë fjalës përshëndetëse rëndësinë e mjekut në shoqëri, duke vënë në pah humanizmin, profesionalizmin, integritetin dhe sakrificën.
“Mjekësia, profesioni i mjekut, nuk është thjesht zanat; është një mënyrë të menduari që e merr me vete kudo. Ajo të mëson të dëgjosh dhe të hulumtosh me kujdes, të kërkosh shkakun përtej simptomës dhe të mos harrosh se pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore”, u shpreh Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit u ndal te rëndësia e marrëdhënies mes mjekut dhe pacientit, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin human të mjekut dhe përgjegjësinë e tij përballë transformimeve teknologjike.
Në këtë konferencë, Presidenti i Republikës përcolli mesazhin për rritjen e besimit në marrëdhënien pacient–mjek dhe në trajtimin mjekësor, në mënyrë që në klinikat dhe spitalet tona pacienti të ndiejë se shkenca dhe humanizmi ecin krah për krah.
“Kjo konferencë është dëshmi e qartë se mjekësia shqiptare është në lëvizje, zhvillohet, përditësohet dhe sfidon veten. Diskutimet mbi risitë në diagnostikim, trajtim, përvojat klinike dhe kërkimet shkencore nuk janë vetëm shkëmbim informacioni, por investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, deklaroi Presidenti Begaj.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për platforma të tilla diskutimi që kontribuojnë në avancimin e mjekësisë shqiptare.
“Konferenca XXII Kombëtare e Gastro- Entero- Hepatologjisë nuk është thjesht një mbledhje shkencore e radhës; është vendi ku bashkohen mendja, përvoja dhe pasioni i mjekësisë shqiptare”, vlerësoi Presidenti Begaj.
“Sistemi shëndetësor nuk qëndron mbi ndërtesa, por mbi profesionalizmin, integritetin dhe sakrificën tuaj”, iu drejtua Presidenti mjekëve, duke theksuar edhe sfidat me të cilat përballet mjekësia sot, përfshirë inteligjencën artificiale.
“Teknologjia ndihmon. Inteligjenca artificiale orienton. Por vendimin e merr mjeku. Sepse mjekësia nuk është vetëm shkencë; është gjykim dhe përgjegjësi, është etikë dhe marrëdhënie njerëzore. Brenda pak sekondash, inteligjenca artificiale mund të analizojë mijëra imazhe endoskopike, por ajo nuk mund të ndiejë shtrëngimin e dorës së një pacienti që ka frikë nga diagnoza”, u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënies pacient–mjek, e cila nuk duhet të cenohet nga këto zhvillime.
Në përmbyllje, në një reflektim filozofik mbi sfidat e mjekësisë mes shkencës dhe humanizmit, Presidenti Begaj iu referua veprës së Pikasos “Shkenca dhe Bamirësia”:
“Posteri i konferencës të kujton disi pikturat e Picasso-s. Duke hulumtuar, pashë se, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një shekull, vepra e tij ‘Shkenca dhe Bamirësia” mund të na ofrojë ende reflektime të rëndësishme mbi praktikën mjekësore, ndërlidhjen e saj me standardet socio-kulturore, si dhe mbi disa nga sfidat e sotme dhe të ardhshme të mjekësisë.”
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”