Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

12:11 | 28 Mars 2026
Q L

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen e çmimit të karburanteve në mbledhjen e kësaj të shtune.

Çmimi i naftës është rritur nga 203 lekë në 218 lekë për litër, ndërsa benzina nga 175 lekë ka arritur në 181 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit (standardit SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 218 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi kanë hyrë në fuqi më 28 mars 2026, në orën 22:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku pritet të pasqyrohen ndryshime të tjera të mundshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, njofton Bordi i Transparencës.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës.

Shpërndaje në rrjete sociale