Kryeministri Edi Rama ka ndarë rezultatet e raportit më të fundit të Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), ku Shqipëria renditet ndër vendet më të avancuara në Europën Juglindore në disa tregues kyç.
Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria kryeson rajonin në kategorinë e Transformimit Politik me 7.70 pikë, duke lënë pas Maqedonia e Veriut (7.65) dhe Mali i Zi (7.40). Pas tyre renditen Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.
Në aspektin e Transformimit Ekonomik, Shqipëria mban vendin e tretë me 7.11 pikë, pas Malit të Zi (7.50) dhe Maqedonisë së Veriut (7.18), duke lënë pas Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën.
Ndërkohë, në treguesin e Qeverisjes, Shqipëria renditet sërish e para në rajon me 6.71 pikë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (6.07) dhe Mali i Zi (5.90). Vendet e tjera të rajonit paraqiten me rezultate dukshëm më të ulëta.
Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) është një studim ndërkombëtar që prej vitit 2006 analizon çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe efektivitetin e qeverisjes në 137 vende të botës. Vlerësimi bazohet në analiza të detajuara të përgatitura nga qindra ekspertë ndërkombëtarë dhe mbulon periudhën nga 1 shkurti 2023 deri më 31 janar 2025.
Sipas Kryeministrit Rama, këto rezultate konfirmojnë progresin e Shqipërisë në proceset demokratike dhe ekonomike, si dhe forcimin e kapaciteteve qeverisëse në vend.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...