Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një fushatë vetëdijesimi për këmbësorët në rajonin e Mitrovicës.
Nga Policia, është shtuar se, se fushata ‘’ Këmbësor, mos kalo mes pengesave-respekto rregullat, ruaj jetën!”, është bërë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik dhe vetëdijesimit të këmbësorëve për rreziqet e kalimit të rrugëve në mënyrë të parregullt dhe përmes pengesave në rrugë
Postimi:
Policia në rajonin e Mitrovicës realizon fushatë vetëdijesimi për këmbësorët
Mitrovicë Jugu, 27 mars 2026
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik dhe vetëdijesimit të këmbësorëve për rreziqet e kalimit të rrugëve në mënyrë të parregullt dhe përmes pengesave në rrugë, Drejtoria Rajonale e Policisë ka filluar një fushatë vetëdijesimi me moton “Këmbësor, mos kalo mes pengesave-respekto rregullat, ruaj jetën!”.
Kjo fushatë synon vetëdijesimin e këmbësorëve se kalimi i rrugëve në mënyrë të parregullt, paraqet rrezik të drejtpërdrejt për jetën dhe sigurinë e tyre e gjithashtu informimin e tyre se këto veprime përbëjnë kundërvajtje në bazë të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, për të cilat parashihen sanksione përkatëse.
Zyrtarët policorë në terren, përmes aktiviteteve informuese, janë duke iu dhënë këshilla e udhëzime qytetarëve e gjithashtu duke shpërndarë fletushka me porosi ndërgjegjësimi për rrezikun dhe pasojat e veprimeve të tilla nga këmbësorët.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e përcaktuara me ligj, të tregojnë kujdes dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në trafikun rrugor.
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj