Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dinarëve në Mitrovicën Veriore

20:40 | 27 Mars 2026
R J

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicën Veriore është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale ‘’vjedhje’’.

I arrestuari, I.R, para disa ditësh i kishte vjedhur 400 euro e 800 dinarë nga një person.

Njoftimi:

Policia në Mitrovicë Veri arreston një person për veprën penale ‘vjedhje’

Mitrovicë Veri, 27.03.2026

Me datën 24.03.2026, në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, është raportuar rasti ‘vjedhje’.

Rasti është raportuar nga ankuesi, i cili ka deklaruar se derisa ndodhej në ambientet e stacionit të autobusëve, një person i panjohur, nën presion, i kishte vjedhur 400 euro dhe 800 dinarë të Serbisë dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive-hetimore nga zyrtarët policorë të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, është arritur të bëhet identifikimi dhe sot është bërë arrestimi i të dyshuarit me inicialet I. R. (1974).

Arrestimi i tij është bërë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku në lidhje me rastin ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që personi të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘vjedhje’.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale.

Për çdo rast, qytetarët inkurajohen të raportojnë në numrin 192.

Shpërndaje në rrjete sociale