Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga kryetarët e komunve që të kontribuojnë për kualifikimin e Kosovës në Botëror, duke i vendosur ekranët e mëdha në sheshet e qyteteve, për t’u bashkuar e solidarizuar në këtë ndeshje historike.
Kjo thirrje e Ramës vjen pasi i njëjti theksoi faktin se kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është shumë më i vogël se përkrahja e madhe e qytetarëve të Kosovës.
Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror.
Njoftimi i plotë:
KRYETARËT E KOMUNAVE TË KONTRIBUOJNË PËR MREKULLINË E KUALIFIKIMIT TË KOSOVËS NË KAMPIONAT BOTËROR!
Të martën na pret një moment historik për shtetin tonë, mundësia që Kosova të shkruajë historinë me kualifikimin në Kampionati Botëror ⚽️
Këto ditë, krenaria dhe atdhedashuria kanë bashkuar çdo qytetar. Pas asaj që përjetuam në Bratislava, besimi është më i madh se kurrë dhe i gjithë vendi rreh si NJË zemër 💙
Megjithatë, kapaciteti i Stadiumi “Fadil Vokrri” është tejet i vogël, për të gjithë ata që duan të jenë në këtë ndeshje vendimtare.
Prandaj, në frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, ftojmë kryetarët e komunave që të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha,në pajtim me rrethanat e sigurisë publike, në sheshet e qyteteve të tyre, në mënyrë që të gjithë qytetarë të kenë mundësinë të përjetojnë këtë natë historike.
Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror.
Ky është momenti ynë. Le ta jetojmë së bashku. Le ta shkruajmë historinë në çdo qytet të Kosovës.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...