Një doktoreshë shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në orët e para të mëngjesit, brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
E lënduara fillimisht ka marrë trajtim në Klinikën Emergjente, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjendja e saj është e qëndrueshme.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi se ajo vazhdon të jetë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
“Gjendja e saj është stabile”, deklaroi Syla për media.
Sipas tij, mjekja pritet të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për trajtim të mëtejshëm, ku do të marrë kujdes specialistik.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë