Një barnatore në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zëdhënësi i Policisë për rajonin, Kanun Veseli, konfirmoi se zjarrfikësit depërtuan në pjesën e brendshme dhe lokalizuan zjarin.
Veseli shtoi se në pjesën e jashtme të barnatores u gjetën një sëpatë dhe xhama të thyer, duke ngritur dyshime për shkak të qëllimshëm të zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet nga flaka dhe tymi dyshohet të jenë të konsiderueshme.
Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë angazhuar në vendngjarje për ekzaminim, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit me akuzën e “Zjarrevënies”.
Rasti vazhdon të hetohet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e mundshëm.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë