Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.
27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.
Për kriminelët serbë masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhte vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.
Në përkujtim të shënimit të kësaj date të dhimbshme pritet të mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore, ku do të marrinë pjesë qytetarë e liderë politikë.
Ky është programi i Komunës së Rahovecit, për mbajtjen e tubimeve përkujtimore, për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në fshatrat: Brestoc, Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Retijë, Opterushë, Pastasel, Nagac dhe Hoçë e Vogël:
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...