“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Mediumi sllovak analizon ndeshjen ndaj Kosovës

09:49 | 25 Mars 2026
D.H

Të enjten, sllovakët do të luajnë një duel historik barazhi me Kosovën, që vendos fatin e tyre për Botërorin 2026. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet javën tjetër me një finalist nga çifti Turqi – Rumani.

Skuadra e trajnerit Francesco Calzona nuk konsiderohet favorite, por avantazhi i fushës së tyre mund t’u japë një shtysë të madhe, shkruan mediumi sllovak pravda.sk.

Kosova, nga ana tjetër, ka treguar rezultate mbresëlënëse gjatë fazës kualifikuese, përfshirë edhe fitore ndaj Suedisë, dhe nuk ka përse të ndihet si autsajder në Bratislavë.

Sulmi i Kosovës është veçanërisht i fortë, me Vedat Muriqin e Mallorkës dhe Fisnik Asllanin, që tërheqin interes nga skuadrat si Barcelona dhe Chelsea.

Kjo tregon qartë se cilësia në sulm është në favor të Kosovës, ndërsa Slovakët kanë avantazh në mbrojtje dhe portë, me kapitenin Milan Škriniar që duhet të rikuperohet nga dëmtimi për të marrë pjesë në këtë duel vendimtar.

Në kualifikime, sllovakët shënuan vetëm 6 gola në 6 ndeshje, por mbrojtja e tyre ka funksionuar mirë, përveç një humbjeje ndaj Gjermanisë.

“Avantazhi i fushës dhe tri fitoret e fundit në shtëpi sugjerojnë se skuadra do të mbështetet në mbrojtje të organizuar dhe shfrytëzim efektiv të rasteve.”

“Kosova gjithashtu ka shumë për të fituar – kjo do të ishte hera e parë që marrin pjesë në një turne kaq të madh dhe një arritje historike për vendin e ri, i cili u pavarësua në vitin 2008”, shkruhet ndër të tjera në mediumin sllovak.

Këto dy skuadra nuk janë përballur kurrë më parë, duke e bërë parashikimin e rezultatit shumë të vështirë.

Ndeshja pritet të jetë “50:50”, me mundësi të shkohet në vazhdime dhe ndoshta të vendoset me penallti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale