Me rastin e 28 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me nënkryetarin Ardian Gola dhe deputetë të tjerë të Kuvendit, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin memorial të varrezave “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Haxhiu rikujtoi se para 28 vitesh Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhej një vatër e rezistencës, por ajo që ndodhi ishte e kundërta. Familja Haradinaj, bashkë me luftëtarët e asaj ane, e çanë rrethimin dhe dëshmuan se përpjekja jonë për liri nuk rrethohet, nuk ndalet dhe nuk thyhet.
“Sot përkulemi me nderim para Gazmend Mehmetajt, Agron Mehmetajt dhe Himë Haradinajt, të cilët dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Kujtojmë familjet e tyre, dhimbjen dhe krenarinë që mbajnë, dhe i falënderojmë me përulësi. Nderojmë familjen Haradinaj, luftëtarët e UÇK-së dhe çdo njeri që, me sakrificën e vet, e bëri të mundur lirinë e vendit tonë. Epopeja e Dukagjinit tregoi se nuk zmbrapsemi në luftën tonë çlirimtare. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetarja Haxhiu.

Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë