Turistë europianë kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion alternativ pasi planet e tyre fillestare për të udhëtuar drejt vendeve të Lindjes së Mesme u prishën për shkak të konfliktit në rajon. Shumë prej tyre po kalojnë pushimet në qytete si Durrësi, duke rezervuar ture dhe aktivitete në moment të fundit.
Ndërkohë, pas një fillimi të dobët të vitit për turizmin, me një rënie të lehtë të hyrjeve të shtetasve të huaj në janar krahasuar me një vit më parë, situata duket se po ndryshon.
Konfliktet në Lindjen e Mesme kanë sjellë anulime të shumta dhe rishikim të planeve të udhëtimit, duke orientuar turistët drejt vendeve më të sigurta dhe më të afërta, si Shqipëria.
Edhe turistë të tjerë europianë, që kishin planifikuar udhëtime në vende si Irani apo Emiratet e Bashkuara Arabe, janë detyruar të ndryshojnë destinacion në moment të fundit. Shqipëria është parë si një alternativë e përshtatshme, jo vetëm për shkak të sigurisë, por edhe për çmimet më të përballueshme dhe mundësinë për të eksploruar edhe vende të tjera të rajonit.
Pavarësisht rënies në janar, operatorët turistikë mbeten optimistë për pjesën tjetër të vitit. Ata presin një rritje të moderuar të numrit të vizitorëve, e mbështetur nga trendet e rezervimeve dhe kontratave të turizmit të organizuar.
Megjithatë, ekzistojnë ende pasiguri, pasi përmbushja e pritshmërive të turistëve mbetet një sfidë, sidomos për shkak të problemeve që lidhen me shërbimin dhe infrastrukturën.
Në nivel global, kriza në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt industrinë e turizmit. Anulimet e udhëtimeve janë rritur, ndërsa linjat ajrore kanë ndryshuar itineraret për të shmangur zonat e rrezikshme. Kjo ka sjellë rritje të kostove dhe çmimeve të biletave, si dhe një orientim më të madh të turistëve drejt destinacioneve që konsiderohen më të sigurta./Marrë nga Monitor
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin
Kancelari austriak përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe e u...
“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mbi...
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...