Trepça ka arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak, Adis Beciargic edhe për një sezon tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ky rinovim vjen ende pa mbaruar pjesa e rregullt e sezonit ku “Xehetarët” prijnë bindshëm në tabelën e klasifikimit me 22 fitore e vetëm tri humbje.
Po ashtu këtë sezon, skuadra mitrovicase ishte fituese e Kupës së Kosovës.
Që nga trajneri e tij në verën e vitit 2023, Trepça i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, duke përfshirë dy herë titullin kampion.
Trepça me Adisin në krye synon edhe këtë vit të përsëris suksesin e vitit të kaluar duke fituar titullin për të tretin vit radhazi.
Boshnjaku më herët ka drejtuar edhe Yllin e Pejën, ku me suharekasit ka pasur suksese të jashtëzakonshme duke u shpallur kampion dy herë radhazi.
Adis është i njohur për karakterin dhe taktikat e tij të jashtëzakonshme, si dhe për mentalitet fitues. Ai ka qenë kryetrajner i Bosnjës po ashtu, ku ka arritur deri në 1/8 së finales në Kampionatit Evropain./Arbresh.info
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP