Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizaj ka publikuar raportin javor për periudhën 16–22 mars 2026, duke bërë të ditur se janë regjistruar dhjetëra raste të ndryshme penale.
Siaps njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 17 raste të vjedhjeve, të shpërndara në disa komuna të rajonit. Prej tyre, 12 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 2 në Shtime, 2 në Hani i Elezit dhe 1 rast në Shtërpcë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, sa i përket dhunës në familje, janë raportuar 3 raste: nga një në Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë arrestuar 22 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Në fund, Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke theksuar se rastet mund të raportohen në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat emergjentë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...