Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet zyrtare për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026. Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën sot në një konferencë për media nga stadiumi “Air Albania”, ku iu përgjigjën interesit të gazetarëve lidhur me këtë sfidë të rëndësishme.
Qazim Laçi u shpreh se ndeshja ndaj Polonisë do të jetë shumë e vështirë, por Kombëtarja shqiptare do të hyjë në fushë e përqendruar te loja e saj për të marrë rezultatin maksimal.
Mesfushori theksoi se motivimi është shumë i madh për të arritur kualifikimin në Botëror dhe për të bërë krenarë tifozët shqiptarë.
Çfarë qasje mendoni se duhet të kemi për ndeshjen ndaj Polonisë? – Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Polonia ka lojtarë me shumë cilësi. Nga ana jonë besoj që do të jetë një ndeshje që do të luhet në mesfushë. Do të mundohemi të stabilizojmë lojën në minutat e para. Nga minuta e parë duhet të futemi me mënyrën që ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt dhe në këtë mënyrë do të sulmojmë.
Nga përballja e fundit me Poloninë, a është më e fortë apo më e dobët Polonia, po ne si jemi në raport me ndeshjen e fundit? – Po flasim për një ndeshje që vlen kualifikimi në Botëror. Të dyja ekipet e meritojnë të jenë atje. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën, siç e thashë edhe më parë. Mënyra se si do të futemi në lojë do të tregojë shumë gjëra. Duhet të kemi parasysh që ndeshja mund të shkojë edhe në shtesë. Por ne do të futemi nga minuta e parë për ta mbyllur ndeshjen sa më shpejt.
Sa besoni te kualifikimi në transfertë? – Kur ndeshja është në transfertë besoj që na jep një motivim më shumë. Ndoshta do të kemi pak tifozë në tribunë, por shumë tifozë nga e gjithë bota do të na ndjekin. Tifozët tanë janë motivimi më i madh. Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Shqipërinë tonë në Botëror. Ja ku erdhi momenti, jemi shumë afër. Tani duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Nuk do të jetë e lehtë, është kundërshtar i fortë. Duhet të bëjmë më të mirën, mos të harrojmë që kemi edhe një ndeshje të dytë. Por fillimisht duhet të përgatisim takimin ndaj Polonisë. Shpresoj dhe duhet të bëjmë më të mirën. Vitet e fundit kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. E meritojmë.
Me cilin nga shokët e Kombëtares ndihesh më mirë në fushë? – Nuk kam një lojtar të preferuar, sepse kur vjen në Kombëtare nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. Por kemi shumë kohë që jemi bashkë me çdo lojtar, sepse pak a shumë grupi ka qenë i njëjtë, ndryshimet kanë qenë të pakta. Me çdo lojtar ndihem mirë. Kemi shumë vite që jemi bashkë, lojtarët më njohin dhe i njoh mirë.
A do e ndërroje golin e Evropianit me golin që do na dërgonte në Botëror? – Po patjetër, do e ndërroja. Kam bërë një Europian me ekipin Kombëtar, tani na mungon Botërori. Pavarësisht se ishte momenti më i bukur dhe është momenti më i bukur deri tani në karrierën time, deri kur të vijë momenti i Botërorit.
Qasja dhe bindja brenda grupit për ndeshjen ndaj Polonisë? – E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Edhe nga ana fizike, kanë shumë cilësi, janë lojtarë me emër. Ne nuk parashikojmë ekipin polak, sigurisht do t’i analizojmë. Ne do të fokusohemi te loja jonë, te mënyra se si ne do ta përgatisim ndeshjen, pra se si do ta përballojmë ne. Stadiumi do të jetë plot me tifozë. Është një motivim më shumë për të bërë krenar të gjithë popullin shqiptar.
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...