Selektori i Kosovës, Franco Foda është duke mbajtur konferencë e parë për media, disa ditë pasi publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë në kuadër të play-offit për Kupën e Botës.
Si gjithnjë krah tij është edhe menaxheri i kombëtares Bajram Shala, shkruan Arbresh.info.
Foda fillimisht tha se nuk ka ndonjë shqetësim për këtë sfidë.
I pyetur nëse kanë nisur kontaktet me talentin e Bayernit, Erblin Osmani, Bajram Shala dha përgjigje pozitive.
“Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osmanit”, tha ai.
Ndryshe, Erblin Osmani është 16-vjeçar dhe këtë fundjavë ka debutuar me ekipin e parë të Bayernit.
Ai shihet një ndër talentët më premtues për Kosovën të ardhmen./Arbresh.info
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...