Është konfirmuar vdekja e Ardita Gashit në QKUK, e dyshuara për vrasjen e dy personave të tjerë të dielën në Majac të Podujevës.
Lajmi është konfirmuar nga Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së.
“Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, po, edhe rasti 31-vjeçarja ka ndërruar jetë”, tha ajo.
Ndryshe, mëngjesin e së hënës ka ndërruar jetë edhe 73-vjeçarja, gruaja e xhaxhait të të dyshuarës ndërsa të dielën ka vdekur në vendin e ngjarjes i dashuri i të dyshuarës.
LEXO EDHE:
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të dyshuarës mbetet e rëndë
Prokuroria Themelore e Prishtinës bëri të ditur sot përmes një njoftimi se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera materiale relevante për rastin.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.
Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik”, thuhej në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bas...
Hysaj: Kombëtarja synon kualifikimin, duhet t’ia falim Shqip...
Laçi: Do e ndërroja golin e Evropianit me një që do na dërgo...
AAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e m...
Nesër varroset Ilaz Brahimi, i cili u vra nga e dashura e ti...
Vjen reagimi i Elijones pas vdekjes së xhaxhait: Jam duke e ...