Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të dielën në rajonin e Prizrenit.
Sipas policisë, dje pasdite në Leshan të Suharekës hajnat janë futur në një shtëpi ku kanë vjedhur stoli ari.
“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Rast i njëjtë ndodhi edhe në Krushë të Vogël, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi,
“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...